‘Në Lazarat fshiheshin kriminelë’, gazetari: E kthyen kanabisin në ‘brand’ botëror

10 Tetor 2022 | 18:21

Gazetari Poli Hoxha thotë se ndërhyrja e policisë në 2014 në Lazarat ishte vendimi i duhur dhe madje i vonuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se Lazarati me mbështetjen politike që kishte nga qeveria e Berishës, ishte shndërruar në një enklavë që e ktheu kanabisin në një ‘brand’ botëror.

Sipas gazetarit, operacioni i policisë zbuloi gjithashtu se Lazarati ishte një qendër e krimit dhe të njerëzve në kërkim.

“Nuk mund të gjendet justifikim për kthimin e një fshati për vite me radhë në një enklavë që e ktheu kanabisin në një brand botëror. Kryeministri i asaj kohe thoshte se ishte një vendim politike, nuk guxonte të hynte në Lazarat policia dhe mediat. Duhet të kujtojmë se ai fshat nuk ishte vetëm çështja e kanabisit, por u kthye në një qendër të krimit, të njerëzve në kërkim. Kjo duhet të merrte fund”,  tha Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026