Në mbrëmje rikthehet Champions League, Arsenal kërkon finalen
Emocionet e kompeticionit më spektakolar në botë për klube rikthehen në mbrëmje me superduelin Arsenal-PSG që është dhe gjysmëfinalja e parë e sezonit. Pasi humbën shpresat në kampionat, ku Livepool u shpall kampion, londinezët do të provojnë tja dalin në Champions, si shpëtimi i vetëm, e në anën tjetër, parizienët më të qetë, pasi u shpallën kampionë në Francë, por synojnë tripletën, pasi janë dhe në finale të kupës.
Skuadra e Luis Enrique vjen e plotë në këtë duel me teknikun që beson se e ka përgatitur maksimalisht skuadrën për një rezultat pozitiv. Në anën tjetër ARteta do të duhet të luajë pa disa titullarë si Havertz, Partey, Gabriel, Jesus, Calafiori dhe dyshja Tomiyasu-Jorginho.
Pavarësisht situatës me mungesat, Arsenal cilësohet favoritë në letër, ndërsa formacioni nuk pritet të pësojë shumë ndryshime. Kjo është përballja e katërt mes këtyre skuadrave në Ligën e Kampionëve, madje kanë luajtur përballë njëra-tjetrës edhe këtë sezon, ku britanikët fituan 2-0. Emirates pritet të jetë i tejmbushur në mbrëmje, ndërsa gjykimi i është besuar sllovenit Slavko Vinçiç.
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit