Në mëdyshje për të ndjekur shkollën apo tenisin, 19-vjeçarja Iga Swiatek fiton turneun e French-Open
Polakja 19-vjeçare Iga Swiatek, rreth një javë më parë kishte mëdyshje nëse duhet ta vazhdonte karrierën si teniste apo t’i përkushtohej tërësisht universitetit dhe vendimi i saj mori përgjigje këtë javë pasi ajo ia doli të shpallej kampione e turneut French-Open.
Swiatek mundi në finale 21-vjeçaren amerikane Sofia Kenin 6-4; 6-1 duke u bërë e para vajzë polake që fiton një titull Grand-Slam dhe më e reja në moshë që prej vitit 1992 që e fiton turneun prestigjioz të Roland Garros.
E cilësuar si një nga talentet e së ardhmes, pasi triumfoi dy vite më parë në turneun e të rinjve në Wimbledon, Swiatek nuk e besonte se mund t’ia dilte mbanë këtë vit.
?? Polish Perfection ?? @iga_swiatek becomes the first Grand Slam singles champion from Poland and does not drop a set en route to her first career title 6-4 6-1 over Kenin.#RolandGarros pic.twitter.com/jRuF4jE3ul
— Roland-Garros (@rolandgarros) October 10, 2020
Ajo ishte e renditur në vendin e 58-të të listës botërore të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit për Vajza dhe për turneun e Parisit, rezulton të jetë kampionia me renditjen më të ulët në histori.
Në poloni Swiatek është e njohur, pasi i ati, Tomasz Swiatek, ishte vozitës dhe garoi suksesshëm në Lojërat Olimpike të vitit 1988.
Iga dhe motra e saj Agata, ndoqën sportin e tenisit, pasi i ati kishte provuar më parë t’i frymëzonte për të ndjekur notin.
Rrugëtimi i Igas për në majat e tenisit botëror ishte i vështirë. Vitin e shkuar, kur debutoi në Roland Garros ndiqte rregullisht shkollën.
Trajneri i saj, Piotr Sierzputowski ka treguar se tenisi ishte pjesë dytësore e jetës së saj, përpara se të shpallej kampione këtë vit.
Iga, parapëlqyese e zelltë e matematikës është shprehur se nuk është shumë e aftë me fjalët.
“Nëse do jem mes 10 më të mirave, do luftoj për titujt Grand-Slam, kjo sigurisht që nuk do të më lërë kohë të ndjek universitetin, por nëse do jem brenda 100-shes, me gjasa, do ndjek shkollën,” – është shprehur tenistja polake.
Sidoqoftë, me atë çka tregoi në turneun e French-Open, Swiatek mori një përgjigje për planet e universitetit, që me siguri nuk do jenë në periudhën afatmesme.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta