Në një dekadë kanë emigruar 450 mijë shqiptarë

7 Tetor 2022 | 14:01

Shqipëria humbet çdo vit rreth 20 mijë banorë. Emigrimi drejt vendeve perëndimore, dominohet nga rikthimi i shqiptarëve në atdhe, ku përgjatë dekadës së fundit janë larguar 450 mijë vetë dhe janë kthyer 237 mijë.

Shifrat e migracionit neto tregojnë se vendi ynë ka humbur që nga viti 2011, 7.5% të banorëve të saj.

Të dhënat e nxjerra nga Instituti i Statistikave, tregojnë se ritmet e ikjes janë përshpejtuar në vitin 2021, ndërsa efektet e braktisjes janë parë në 11 qarqet e vendit, me përjashtim të Tiranës.

Emigracioni masiv i shqiptarëve nisi në vitin 1990, dhe 32 vite më pas shifrat e shpopullimit, nuk duket të jetë frenuar nga politikat vendase.

Italia, Greqia, SHBA dhe Gjermania janë vendet ku janë shpërngulur shumica e qytetarëve 3 dekadat  e fundit, ku numri i emigrantëve arrin në 1.2 mln.

Shëndetësia, shkollimi, shërbimet shoqërore dhe në përgjithësi përmirësimi i cilësisë së jetës, janë bërë kërkesat kryesore që kanë motivuar largimin.

Ndërkohë, nga emigrimi në shekuj, diaspora shqiptare është edhe më e gjerë, duke u shtrirë në  5 kontinente me një komunitet, që arrin në 1.7 mln banorë nga vlerësimet e tërthorta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026