English

Në përkujtimin e gjenocidit, Pashinian u kërkon armenëve të “tejkalojnë traumën”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Nikol Pashinian, u bëri thirrje armenëve të “tejkalojnë traumën” e masakrës të paraardhësve të tyre etnikë nga turqit otomanë mbi një shekull më parë dhe të ndalen së shpresuari për “atdheun e humbur”, teksa armenët shënuan më 24 prill përvjetorin e gjenocidit armen.

- Advertisement -

Pashinian tha se truama e përjetuar parandalon shumë armenë që të vlerësojnë objektivisht çështjet ndërkombëtare dhe sfidat me të cilat përballet Armenia.

“Ndoshta kjo është po ashtu një arsye pse ne marrim tronditje të reja, duke e rijetuar traumën e gjenocidit armen si një trashëgimi dhe si një traditë”, tha ai përmes një deklarate, teksa dhjetëra mijëra persona marshuan drejt Tsitsernakaberd në Jerevan, që i është dedikuar gjenocidit.

Dita e kujtimit të gjenocidit u shënua me ceremoni të ndryshme, përfshirë vendosjen e kurorave të luleve në memoriale nga Pashinian, kryetari i Parlamentit, Alen Simonian, dhe presidenti Vahagn Khachaturian.

Gjenocidi kishte nisur më 24 prill 1915 me arrestimet masive të intelektualëve dhe aktivistëve armenë në Konstandinopojë, apo në Stambollin e sotëm. Vlerësohet se 1.5 milion armenë në Perandorinë Osmane ose u masakruan ose vdiqën nga uria në muajt dhe vitet në vijim. Dhjetëra shtete, përfshirë Rusinë, Francën, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara e kanë njohur këtë ngjarje si gjenocid.

Deklarata e Pashinianit erdhi mes afrimit të vazhdueshëm të Jerevanit me Ankaranë. Armenia së fundi ka thënë se Jerevani dëshiron të normalizojë plotësisht raportet me Ankaranë, përfshirë hapjen e kufijve dhe vendosjen e raporteve diplomatike. Raportet e tyre të tensionuara janë për shkak të dallimeve nëse vrasjet ishin gjenocid, një vlerësim që Turqia e mohon fuqishëm.

Raportet Turqi-Armeni janë të tensionuara që prej Luftës së Parë Botërore, pas vrasjes dhe dëbimit masiv të armenëve nga otomanët turq. Armenia insiston që masakra është gjenocid, por Turqia e refuzon një pretendim të tillë.

Përzgjedhja e fjalëve të Pashinianit rrezikon më shumë pretendime nga opozita se ai po ndihmon Turqinë të mohojë se ngjarjet e vitit 1915 ishin gjenocid. Ai shpesh përdor frazën në gjuhën armene Meds Yeghern (Krimi i Madh) kur iu referohet ngjarjeve të vitit 1915 dhe nuk ka dënuar regjimin e Xhonturqve që sunduan Perandorinë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore. Pashinian ka thënë se armenët otomanë “u bënë viktima të intrigave gjeopolitike dhe premtimeve të rreme”.

Kujtimi i gjenocidit “nuk duhet të simbolizojë humbjen e atdheut, por gjetjen e atdheut të vërtetë, Republikës së Armenisë, politikat konkurruese, legjitime, të menduara mirë dhe krijuese të së cilës mund të parandalojnë përsëritjen [e gjenocidit]”, tha Pashinian.

Sipas tij, armenët duhet ta thonë shprehjen “kurrë më” vetëm vetes, jo si një akuzë, por si një pikëpamje që i vendosë armenët “në krye të fatit tonë”.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?