Në prag të zgjedhjeve, Ambasada Italiane: Dita në të cilën votohet duhet të jetë një festë. Dhuna nuk përkon me demokracinë
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill në Shqipëri, Ambasada Italiane ka nxjerrë një njoftim për shtyp ku ndër të tjera thuhet se ambasadori Italian në Shqipëri, Fabrizio Buçi, zhvilloi sot një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Me anë të këtij njoftimi ambasada italiane bën thirrje edhe një herë për zgjedhje demokratike të qeta dhe larg përdorimit të dhunës.
“Zgjedhjet duhet të zhvillohen në një klimë të qetë, pa përdorimin e dhunës. Në demokraci dita në të cilën votohet duhet të jetë një festë. Është çasti më i rëndësishëm dhe më i shenjtë pasi përfaqëson momentin në të cilin populli shpreh dhe vendos se prej cilit dëshiron të qeveriset. Për këtë arsye dënojmë me vendosmëri aktet e dhunës të ditëve të fundit. Dhuna nuk përkon me demokracinë,” thuhet në deklarim.
Ndër të tjera njoftimi për shtyp i ambasadës italiane shton se këto zgjedhje do të jenë tejet të rëndësishme për Shqipërinë, jo vetëm për të ardhmen e saj por edhe sepse ato do të vëzhgohen nga e gjithë bota sidomos nga sytë e Bashkimit Europian.
“Këto zgjedhje do të jenë tejet të rëndësishme. Sytë e Evropës dhe gjithë botës do të përqendrohen tek Shqipëria. U bëhet thirrje të gjitha forcave politike dhe të gjitha institucioneve shqiptare të tregojnë përgjegjshmëri, vetëpërmbajtje e pjekuri në një vit në të cilin do të çelen, të paktën ky është urimi dhe shpresa e Italisë, negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian,” shkruhet ne njoftim.
Si përfundim, Ambasada Italiane konfirmoi mbështetjen e vazhduar për Shqipërinë dhe njoftojë se grupe të ndryshme vëzhguesish do të jenë prezent gjatë gjithë periudhës së zgjedhjeve.
“Në konfirmim të mbështetjes së plotë për zgjedhje të rregullta, të lira e, mbi të gjitha, të qeta, Ambasada e Italisë do të vëzhgojë zhvillimin e zgjedhjeve me disa grupe vëzhguesish që do të vendosen në disa zona të Vendit. Në kuadër të Asambleve Parlamentare të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, në përbërje të grupeve ndërkombëtare të vëzhgimit do të jenë edhe shtatë deputetë dhe senatorë italianë,” përfundon njoftimi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta