Në pritje të kundërofensivës, vullnetarët ndihmojnë ushtarët kundër forcave ruse
Fronti jugor i Ukrainës ndodhet vetëm 7 kilometra nga qyteti i Orikhivit, ku rreth 1 mijë banorë po përpiqen t’u mbijetojnë bombardimeve të vazhdueshme, në pritje të kundërofensivës ukrainase.
Jeta në këtë qytet jetohet kryesisht në bodrume, ku konsumohen dhe vaktet dhe stina e pranverës mban gjallë shpirtrat e njerëzve. Ndërsa jashtë ka vetëm shkatërrim.
“Është e trishtueshme dhe më bën të qaj. E shoh tmerrin çdo ditë. Shkoj në punë në mëngjes dhe shoh një shtëpi, kur kthehem nga puna në darkë shtëpia nuk ekziston më. Të vjen për të qarë, por nuk dua që armiku të më shohë duke qarë”, thotë Svitlana Romashko, punonjëse sociale.
Streha ndodhet poshtë një shkolle dhe aty njerëzit mund të bëjnë një dush, të lajnë rrobat dhe të konsumojnë ushqimin. Teksa lufta bëhet më e egër, ushqimi po bëhet diçka me rëndësi në vend. Madje, në disa raste prioritar.
Në Kiev, vullnetarët po bëhen më kreativë për të ushqyer ushtarët në vijën e frontit. Ata po përdorin arra dhe fruta të thata për të përgatitur ushqime energjetike për trupat.
Ata po përgatisin gjithashtu supën tradicionale me panxhar dhe lakër, duke përdorur një version të tharë të perimeve, të cilat mund të rehidratohen.
“Në front gjërat më të rëndësishme janë municionet dhe ushqimi. Të parat përdoren për të qëlluar, i dyti për të marrë forcë. Ushqimi në këtë formë është shumë i leverdishëm sepse është kompakt. Një pako si këto mund ta mbash në një çantë, në xhepin e xhaketës, apo poshtë antiplumbit”, shprehet Svitlana Kozina, koordinatore e vullnetarëve.
Tashmë, të gjithë janë në pritje të asaj që njihet si kundërofensiva.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta