‘Në provë dhe shefat e komisariateve’, pas Ramës, Veliu u jep 100 ditë afat vartësve të tij
“Ashtu si drejtorët e policisë në qarqe dhe shefat e komisariateve kanë 100 ditë kohë për të bindur me performancën e tyre dhe për të vendosur rendin dhe rregullin në vend.” Ky paralajmërim i ngjashëm me atë të kryeministrit, Edi Rama u është komunikuar shefave të komisariateve në vend nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Sipas burimeve për rreth 90 minuta, z. Veliu i ka kritikuar drejtuesit e komisariatwve, njëjtë si kryeministri një ditë më parë. Në këtë mbledhje, ai njoftoi dhe shkarkimin e shefit të komisariatit të Sarandës, Syrja Bello dhe zëvendësimin e tij me, Klodian Kondin që më herët ka qenë pjesë e sektorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës.
Edhe kjo lëvizje e Veliut u bë pas kërkesës së kreut të qeverisë për shkarkimin e komisariatit të qytetit bregdetar pas përplasjes me armë në një lokal nate më 20 qershor. Ndonëse ngjarja ishte e rëndë dhe të plagosur mbetën 2 persona, konkretisht pronari i lokalit si dhe një pushues i rastësishëm duket se ky rast ka kaluar pa analizën e duhur nga uniformat blu.
Rreth 20 ditë nga ajo ngjarje, drejtuesve të policisë iu desh kryeministri, për të kuptuar masat që duheshin marrë për përplasjen me arme. Kjo praktikë e përdorur nuk është e padëgjuar më parë në radhët e bluve.
Ndalur dhe tek ndryshimet e fundit të bëra në rang drejtorësh, e konsideruar si reformim i policisë, në pjesën më të madhe të lëvizjeve nuk rezultoi gjë tjetër vetëm një transferim emrash dhe jo një riorganizim i strukturave. Shumë mbledhje, shumë lëvizje, e urdhra të papritur me një polici që ka hyrë në provën e 100 ditëshit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta