Në RMV produktet janë rritur mbi 20%, niveli më i lartë në rajon

13 Janar 2023 | 09:59

Në Maqedoninë e Veriut gjithnjë e më shumë po rriten çmimet e ushqimeve, banimit, ngrohjes e naftës, ndërsa këto shifra e kanë vendosur shtetin fqinj si të parin në rajon për çmimet e larta.  

Sipas Entit të Statistikave, Maqedonia e Veriut ka një rritje 20,4 për qind të çmimeve, duke lënë pas Serbinë, Kroacinë, Malin e Zi dhe Slloveninë, shtete këto ku inflacioni varion nga 13 në 18.5%.

Qeveria u ofroi ndihmë kompanive prodhuese të produkteve bazë, për të mbajtur çmimet e ulëta, por në terren qytetarët shohin ulje shpërfillëse, që nuk ndihmojnë aspak buxhetet familjare. 

Ekonomisti Visar Ademi vlerëson se politikat populiste, afatshkurtra të qeverisë nuk e ndihmojnë dot ekonominë dhe qytetarët.

Ademi shton se nevojitet një strategji dhjetëvjeçare për zhvillimin e sektorit privat,  investimet e huaja që do të hapin vende të reja të punës.  

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026