Nxënës pa libra në Kosovë, përplasje mes komunave, prindërve dhe Ministrisë së Arsimit
Procesi arsimor në Kosovë po hyn në javën e tretë, ndërkohë që nxënësit e klasave të 6-ta, 7-ta dhe 9ta, ende nuk janë pajisur të gjithë me libra. Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se Ministria e Arsimit në bazë të legjislacionit në fuqi është përgjegjëse për furnizimin e nxënësve me libra shkollor.
“Të gjitha drejtoritë komunale i kanë mbushur këto shënime në katalogun e cila i është dërguar ministrisë në mënyrë elektronike dhe është sistemi ku në mënyrë automatike dërgohen të dhënat në Ministrinë e Arsimit dhe aty shihet saktë se sa nxënës nëpër klasa mund të pajisen me tekste shkollore dhe për sa nxënës ka mungesë të librave shkollor. Do të thotë ministria ka qenë e njoftuar dhe këtë ua ka kërkuar komunave. Pastaj problemi është që kjo është e rregulluar me një udhëzim administrativ ku thuhet që librat apo tekstet të barten nga gjenerata në gjeneratë, por problemi është që nuk mund ta obligosh një nxënës t’i kthej librat”, tha Sazan Ibrahimi.
Justifikimin e Ministrisë së Arsimit, e cila pretendon se ka njoftuar që në shtator se nuk do të ketë libra të rinj dhe se klasat duhet të përdorin librat e një viti më parë, kryetari i asociacionit të komunave Ibrahimi, e konsideron të pakuptimtë dhe se ministria e arsimit, duhet të mbajë përgjegjësitë me të cilat e ngarkon ligji.
“Komunat i kanë kryer përgjegjësitë të cilat i bien me legjislacionin në fuqi, kurse po e përsëris që për tekstet shkollore ministria është përgjegjëse t’ia sigurojë nxënësve. Tash në një anë a është më mirë të kursehen 3.3 milionë euro, të cilin fakt ne nuk e mohojmë është mirë të kursehen paratë e buxhetit të Kosovës, mirëpo në anën tjetër neve mendojmë që është më e rëndësishme që fëmijët të furnizohen me tekste mësimore, sepse ka prindër që kanë dy apo tre fëmijë dhe një komplet i librave shkollor për një vit mund të shkojë prej 60-80 euro dhe mendojmë në këto kushte ekonomike sa mund të kushtojë për një familje t’i mbajë dy, tre fëmijë në shkollë vetëm për tekste mësimore”, u shpreh z. Ibrahimi.
Vonesa në furnizimin me tekste shkollore, ka shqetësuar edhe prindërit, të cilët përveçse u përballën me një fillim 4 javë më vonë të vitit të shkollor, tani duhet të gjejnë zgjidhje edhe për librat e fëmijëve.
Qeveria e Kosovës në korrik të këtij viti i ka ndarë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit katër milionë euro shtesë për blerjen e teksteve shkollore.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta