Në Shqipëri rregullimi i dhëmbëve është itinerar i një pakete turistike
Turizmi dentar po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Përveç shërbimeve dentare, pacientëve u ofrohen paketa të mirëfillta turistike nga klinikat dhe agjencitë e ndërmjetësimit që janë krijuar rishtas.
Pacientët janë kryesisht italianë që paguajnë 60-70% më pak për shërbimet në dhëmbë se në vendin e tyre.
“Erdha për dhëmbët, por kemi lëvizur nëpër Tiranë dhe qytete e vende të bukura”, thotë Alessandro Garimberti, shtetas italian.

Të rregullosh dhëmbët në Shqipëri është edhe një lehtësim për xhepin.
Sabino Pastore, teknik për pajisjet shëndetësore në Itali, tregon se kishte kursyer një sasi të konsiderueshme parash për të vendosur impiantin e dhëmbëve në një prej klinikave dentare në Tiranë.
“Në Itali puna që bëra unë shkon më shumë se 15 mijë euro. Këtu me 5 mijë euro I bën të gjitha”, tregon ai.
Përfitimet nga turizmi dentar janë një mundësi e mirë ekonomike që po shfrytëzohet nga agjencitë e ndërmjetësimit.
Ato janë një variant i agjencive turistike, por që shërbejnë si urë lidhëse mes pacientëve dhe klinikave dentare.
“I bëjmë çmim all-inclusive përveç ushqimit; i bëjmë preventivin, i marrim në aeroport”, tregon Jurgen Manahasa, menaxher i një agjencie.
Publiciteti bëhet nëpërmjet Facebook-ut, uebsajteve të agjencive të ndërmjetësimit, apo dhe vetë klinikave. Krahas çmimeve për punimet e dhëmbëve, gjenden dhe paketat turistike për turistët e huaj.
“Në uebsajtin që kam krijuar janë çmimet, shërbimet që ofrojnë klinikat dentare. Nëpërmjet tij na kërkojnë dhe unë vihem në kontakt. Klinika të ndryshme sjellin dhe guidat. Disa klinika ofrojnë dhe apartamente ose i akomodojnë në hotele”, thotë Enver Duro, menaxher.

Në Shqipëri ka rreth 1300 klinika dentare, 4000 mijë dentistë të licencuar, 1200 nga të cilat të vendosur në Tiranë. Ky është një numër i lartë për popullsinë vendase, por me rritje e numrit të pacientëve të huaj, duket se ka punë për të gjithë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta