Në shtator zgjidhet anëtari i tetë i Gjykatës Kushtetuese

19 Gusht 2022 | 10:11

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përcjellë katër ditë më parë në Gjykatën e Lartë, raportin e miratuar dhe listën me dokumentacionin shoqërues të kandidatëve që kanë konkuruar për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, më 12 shtator.

Kandidatët për vendin vakant  janë Ilir Toska, Manjola Xhaxho dhe Holta Zacaj.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë dhe aktualisht, ajo ka në përbërje vetëm 7.

Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet me një të tretën e saj, sipas procedurës së përcaktuar me ligj (neni 125 i Kushtetutës).

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026