Në terren me Helidon Bushatin: Në Shkodër marrim 7 mandate
Helidon Bushati është kryesuesi i listës së Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Shkodrës. Çdo ditë së bashku me disa të rinj shkojnë derë më derë në biznese apo në shtëpi për të kërkuar mbështetjen e Shkodranëve.
Në Shkodër ka ardhur momenti i ndryshimit shprehet Bushati pasi situata është tepër e vështirë.
“Nevoja për ndryshim shihet në të gjithë Shkodrën”, thotë ai.
Partia e Jozefina Topallit, por dhe individë të tjerë të larguar nga kjo forcë politikë ndër vite do dëmtojë votën e demokratëve por sërish PD do ja dale të fitojë bindshëm zgjedhjet në Shkodër .
“Targeti i Jozefina Topallit është elektorati i djathtë. Çdo votë e djathtë që nuk është për listën e PD dhe koalicionit të Aleancës për Ndryshim, në mendimin tim i bën dëm demokracisë dhe nuk shkon në objektivin e duhur që është largimi i Edi Ramës”, tha kandidati i PD.
Bushati shprehet se fushata po vijon e qetë ndonëse ka dhe problematika si presionet e administratës apo dhe punësimet në OSHEEE në prag të zgjedhjeve .
“Ka raste të ndërhyrjes së administratës dhe institucioneve të ndryshme siç janë OSHEE, INUK apo Inspektorati Ushqimor të cilët vendosin gjoba të mirëfillta politike”, tha z. Bushati.
Partia demokratike sipas Bushatit ka një program të qartë për rimëkëmbjen ekonomike dhe për ndalimin njëherë e mirë të emigrimit .
“Ne e kemi bazuar programin tonë tek përmirësimi i jetesës për familjet shkodrane. Tek nevoja e ndalimit të emigracionit të rinisë dhe jo vetëm. Tek lufta e korrupsionit dhe monopoleve”, shprehet ai.
Objektivi i mandateve të PD në Shkodër sipas Bushatit është 7 pasi ky qytet e përbuz Edi Ramën.
“Më 25 prill ne do të kemi 7 mandate dhe kjo nuk është retorikë”, përfundoi kandidati i PD.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta