‘Në thelb është njohja’, Haradinaj tregon detaje të planit franko-gjerman

1 Nëntor 2022 | 22:32

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë detaje nga takimi që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku u diskutua për planin franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Haradinaj thotë se në takim me kryeministrin Kurti e ka lexuar marrëveshjen, të cilën ia ka ofruar kryeministri Kurti që ta lexojë.

Ai bëri të ditur se ky draft është i ndarë në disa kapituj që janë marrë prej Kartës së OKB-së, ku këta kapituj i rregullojnë marrëdhëniet mes shteteve.

Haradinaj u shpreh në ‘T7’ se plani franko-gjerman përfshin edhe faktorin amerikan dhe fuqi të tjera perëndimore, ku sipas tij këtë marrëveshje SHBA ia heq Kosovës varshmërinë nga Serbia në aspekt shumëdimensional.

“Është mirë me qenë nënshkrimi amerikan në marrëveshje. Unë supozoj që duhet të jetë nënshkrimi, të paktën i Sekretarit të Shtetit, në këtë marrëveshje. Kjo është garancia që i duhet marrëveshjes”, theksoi ish-kryeministri.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026