Negociatat në Turqi, Zelensky: Po pres nga Rusia për të përcaktuar…

14 Maj 2025 | 19:50

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se sot janë zhvilluar disa takime lidhur me formatin e bisedimeve që pritet të mbahen në Turqi, ndërsa theksoi se do të presë konfirmim nga Rusia për të përcaktuar hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë Ukraina.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Zelensky u ndal edhe tek sulmet e sotme ndaj Ukrainës, ku përmendi përdorimin masiv të dronëve iranianë “Shahed” dhe raketave balistike ruse.

“Më shumë se njëqind ‘Shahedë’ ishin atje në këtë ditë, një numër i konsiderueshëm u rrëzuan. Jo të gjithë, por çdo rrëzim shpëton njerëzit tanë, shpëton infrastrukturën tonë,” tha ai. “Sot kishte edhe raketa – raketa balistike ruse. Kur e gjithë bota pret përgjigjen e thjeshtë ‘po’ të Putinit ndaj propozimit për negociata të drejtpërdrejta – ai vazhdon të godasë Ukrainën.”

Zelensky shtoi se nuk ka asnjë kuptim ushtarak në këto sulme, duke e akuzuar Rusinë për zgjatjen e luftës dhe vrasjeve.

“Rusia vetëm po e zgjat luftën, po i zgjat këto vrasje, dhe çdo vend, çdo udhëheqës që tani po ushtron presion mbi Rusinë për të ndaluar zjarrin, për të pasur negociata normale dhe kuptimplote në një nivel që lejon marrjen e vendimeve, është duke bërë gjënë e duhur,” theksoi ai.

Duke iu rikthyer përgatitjeve për bisedimet në Turqi, Presidenti ukrainas shtoi:

“Pres se kush do të mbërrijë nga Rusia dhe pastaj do të përcaktoj se çfarë hapash duhet të ndërmarrë Ukraina. Sinjalet prej tyre në media nuk janë bindëse ende.”

Zelensky konfirmoi se ka dëgjuar për mundësinë e një vizite të Presidentit Trump në Turqi, dhe e cilësoi këtë si një zhvillim me peshë:

“Dëgjojmë gjithashtu se Presidenti Trump po shqyrton mundësinë e vizitës në Turqi. Pra, ky mund të jetë argumenti më i fortë. Një javë mund të ndryshojë shumë. Tani gjithçka po vendoset,” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026

“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)

Një incident i pazakontë është regjistruar në orët e para të së premtes në një kamp të ushtrisë britanike në Wiltshire, ku dy ushtarë janë...
19:31 | 24/07/2026

Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë

Pesë oficerë policie britanikë janë plagosur pasi një varkë e Njësisë së Policisë Detare të Metropolitane u përplas me Urën Westminster në Londrën qendrore. Ngjarja...
19:23 | 24/07/2026