Negociatat për presidentin, Abdixhiku kërkon takim të dytë me Vjosa Osmanin

24 Mars 2021 | 15:49

Mesa duket Lumir Abdixhiku ka nevojë edhe për një takim të dytë më Vjosa Osmanin, për t’u bindur që të votojë kandidaturën e saj si presidente e Kosovës.

Pas bisedimeve që të dy kanë pasur sot, Abdixhiku ka deklaruar se takimi ka qenë shumë i frytshëm dhe pozitiv, si dhe ka vlerësuar platformën e Osmanit. Megjithatë ai është shprehur se do të ketë një konsultim me strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe më pas një takim të dytë më Osmanin.

Shumë zëra brenda LDK thonë se kjo parti duhet ta mbështesë znj. Osmani, qoftë dhe me qëndrimin në salle për t’i bërë shumicën e nevojshme.

Një prej tyre është dhe deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi që e ka deklaruar votën e saj hapur pro kandidaturës së Vjosa Osmanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026