Negociatat për Ukrainën: SHBA jo vetëm në Riad, i besuari i Trump takime në Evropë

18 Shkurt 2025 | 12:53

Ndërsa bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë vazhdojnë në Arabinë Saudite, i dërguari special i Donald Trump për Ukrainën, gjenerali Keith Kellogg, po zhvillon takime të veçanta në Evropë.

Ndalesa e parë e tij ishte në Bruksel, ku takoi Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe udhëheqësen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen theksoi se diskutimi ishte i rëndësishëm, duke shtuar: “Ne duam të bashkëpunojmë me SHBA-në për të ofruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën”.

Ndalesa tjetër e Kellogg është Polonia, ku presidenti Andrzej Duda njoftoi se do të presë Kellogg në Pallatin Presidencial në Varshavë.

Më pas, ai do të shkojë në Kiev, Ukrainë. Dje, presidenti Volodymyr Zelensky tha se dëshironte ta merrte Kellogg në vijën e frontit.

Nga ana e SHBA-së, në bisedime po merr pjesë Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz dhe i dërguari për Lindjen e Mesme Steve Witkoff. Nga ana e Rusisë, janë ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe këshilltari i politikës së jashtme i presidentit Vladimir Putin, Yuri Ushakov. Po ashtu, Kirill Dmitriev, kreu i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, po punon mënjanë për të ofruar një kontribut të rëndësishëm.

Ministri i Jashtëm saudit dhe këshilltari i sigurisë kombëtare të Arabisë Saudite janë mikpritws të takimit. Sipas korrespondentëve tw BBC në Riad, ata qëndruan vetëm për një periudhë të shkurtër gjatë zhvillimit të bisedimeve.

Çfarë po diskutohet?

Bisedimet kanë për qëllim të vlerësojnë mundësitë për një armëpushim dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Megjithëse SHBA ka theksuar se ky takim nuk është një hap drejt negociatave përfundimtare, ai është një mundësi për të kuptuar nëse Rusia është “serioze” për të angazhuar një armëpushim.

Për momentin, Ukraina nuk është përfshirë në këto bisedime, pasi as Presidenti Volodymyr Zelensky dhe as ndonjë zyrtar tjetër ukrainas nuk janë ftuar. Presidenti Zelensky ndodhet aktualisht në Turqi, ku është takuar me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Rusisë, bisedimet e zhvilluara në Riad mund të ofrojnë sqarime të mëtejshme për të ardhmen e mundshme të marrëdhënieve SHBA-Rusi, dhe ndoshta të hapin mundësi për një samit të mundshëm midis presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026