Neki Dervishi, ish-student i Dhjetorit ’90: Ëndrrat e dhjetorit janë ende të parealizuara
“Qeverisja e asaj kohe ishte një qeverisje qesharake, duke na qeverisur me njerëz që ne nuk e meritonim të qeveriseshim nga ta. Në 8 dhjetor ka filluar spontanisht, nga shkëputja e energjisë.”
Kështu e nis tregimin e tij, Neki Dervishi, ish-student i dhjetorit, për ngjarjet e 8 dhjetorit 1990, për emisionin “Me pak fjalë”, në Euroneës.
“Dhe ka pasur zëra mes godinave, duam drita duam uji. Një nga shokët na tha plasi në Kuçovë.
Më pas zbritën me shokët nga godina dhe u mblodhëm me shokët e godinës së ekonomikut dhe më pas shkuam tek godina 7, godina e vajzave të shkencave.
Më pas na u bashkuan edhe student nga godina të tjera dhe më pas ecëm drejt rrugës së Elbasanit. Më pas u shpërndamë nga policia nëpër lagje dhe nëpër godina.
Të gjithë ne menduam se pas protestës çdo gjë do të shkonte vaj. Ne atëherë dhamë shpirtin pa interes, dhe sot ne shikojmë se shumë pak nga ato aspirate janë realizuar. Ne mendonim se çdo gjë do të bëhej shumë lehtë. Ndoshta 30 vjet janë pak për një komb por janë shumë për një brez.
Këtu ka humbur shpirti i asaj proteste, të gjithë krahët politikë kanë filluar ta përdorin sa herë kanë interesat politike, por asnjëherë nuk ju përgjigjen interesave të asaj lëvizje.
Ne kemi ngelur aty ku e filluam. Sot ka fasadë demokratike, thuhet se ka liri por nëse gërmon është e pamundur. Sot edhe liritë mungojnë. Për një fjalë goje mund të largohesh nga puna. As lirinë nuk e shoh të plotë.
U largova nga Shqipëria sepse nuk pashë asgjë të realizuar nga dëshirat e viti 1990. Shpresonin që liria e treguar do të na sillte begati por kjo nuk ndodhi.
Pas emigrova në Greqi. Kur mendova se gjërat mund të ecnin edhe në Shqipëri, u ktheva. Pas 5 viteve të një aktiviteti privat dështova. Kam punuar edhe në administratë, siç është në Shqipëri fillon sot dhe nuk e di se ku do të përfundosh. Dhe më pas, pas 10 viteve e gjeta veten prapë të papunë në vitin 2019”, shprehet ai.
Ish-studenti i dhjetorit 1990 thotë se ëndrrat e dhjetorit i shoh ende edhe sot të parealizuara.
“Ende dhe sot ndjenjë borxh ndaj fëmijëve të mi, që nuk arrita ti krijoja në atdheun e tyre, një shtet më të drejtë, më të lirë, me demokraci të vërtet me kapitalizëm real, ku ata të ndjehen mirë dhe të prosperojnë për veten e tyre dhe familjen e tyre.
Dhe sot e ndjejë më emergjente se kurrë shprehjen ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’.
Sa herë që mundohem të hedhim një hap drejt Evropës, aq më larg na duket ajo, kjo tregon se jemi shumë larg kulturalisht me Evropën. Na duhen një ndryshim kulture, ligji.
Më duket sikur ka ndodhur dje por nga lodhja na duket sikur ka ndodhur para 500 vjetëve”, përfundon z. Dervishi.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta