Përfundon seanca për Ardian Çapjan, vendoset masa e “arrestit me burg“
Nën masa të rrepta sigurie u dha sot masa e sigurisë ndaj Ardian Capjas në ambientet e QSUT-së në Tiranë.
Gjyqtarja Pajtie Fetahu vendosi masën “arrest me burg” për 53-vjeçarin Ardian Çapja, i cili dyshohet se porositi duke paguar 50 mijë euro për vrasje në rrethana cilësuese të Gentjan dhe Nezir Beqirit.
Masa u vendos në repartin e kardiokirurgjisë, ku mbahet i shtruar Çapja, i cili pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale në zemër.
Në pranishëm në seancë ishin avokati Neshat Fana, prokururi Ritvan Sukaj dhe Kreshnik Ajazi, kryeprokuror i Elbasanit.
Prokuroret thanë se ndaj Çapjas kanë si provë kryesore dëshminë e Ervis Bardhit, i cili ka marrë statusin e dëshmitarit të drejtësisë.
53-vjeçari u arrestua pak ditë më parë gjatë operacionit “Krasta 2021” si i akuzuar për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit.
Për këtë çështje është shpallur në kërkim edhe Florenc Çapja.
Lexoni gjithashtu:
Ardian Çapja përfundon në spital një ditë pas arrestimit
Nën akuzë për vrasje, arrestohet Ardian Çapja, shpallet në kërkim Florenc Çapja
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta