Nënkryetari i OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj përballet sot me “Specialen”

29 Shtator 2020 | 06:22

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, do të paraqitet sot pasdite para trupit gjykues në Dhomave të Specializuara në Hagë.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Gjykata Speciale. Ai u arrestua të premten që shkoi, ndërsa akuzohet për  ‘frikësimi të dëshmitarëve’, ‘hakmarrje’ dhe ‘shkelje të fshehtësisë së procedurës’.

Arrestimet e drejtuesve të OVL-UÇK-së ngjallën debate të shumta në sferën politike, por edhe atë të shoqërisë civile.

Ndërkohë, ish-drejtuesi dhe eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u paraqit ditën e djeshme para Dhomave të Specializuara në Hagë, por nuk zgjodhi të flasë mbi krimet e luftës, për të cilat akuzohet.

“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, tha Mustafa, i cili do të qëndrojë në paraburgim.

Lexoni gjithashtu:

Salih Mustafa para Gjykatës Speciale, nuk deklarohet për akuzat për krime lufte

Zyra e Prokurorisë Speciale nuk jep detaje nëse ka të arrestuar të tjerë përveç Gucatit dhe Haradinajt

Hysni Gucati në Hagë, familja pret të nisë betejën ligjore me Gjykatën Speciale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026