Nënkryetarja e Bashkisë së Shkodrës rezulton pozitive me COVID-19

29 Qershor 2020 | 10:20

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se nënkryetarja e bashkisë së Shkodrës është konfirmuar pozitive me COVID-19.

Disa punonjësve të tjerë të institucionit që kanë pasur kontakte me të po iu bëhen tamponë, por burime të Euronews Albania konfirmojnë se bëhet fjalë dhe për një tjetër punonjës të bashkisë së Shkodrës të infektuar me COVID-19

Mësohet se nënkryetarja e bashkisë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vetizoluar në shtëpinë e saj.

Prej disa ditësh Shkodra shënon shifra të larta të rasteve me COVID-19, ndërkohë që 7 persona kanë humbur jetën në këtë qytet që nga fillimi i pandemisë.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi që nga nisja e epidemisë ka kërkuar vazhdimisht shtim të numrit të testimeve, veçanërisht për grupet më të ekspozuara ndaj riskut, si bluzat e bardha, policinë e shtetit dhe punonjës të institucioneve që kanë më shumë kontakt me publikun.

Lexoni gjithashtu:

64 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, humbin jetën edhe 2 persona

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026