Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës: Jemi të hapur për bashkëpunim me opozitën
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bugojevci u shpreh në Euronews Albania se qeveria është e gatshme për bashkëpunim me opozitën.
“Punët që do na presin dhe sfidat do i kemi bashkarisht do të arrijmë ta shtyjmë vendin përpara. Kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi bashkëpunim edhe me pjesën e opozitës”, u shpreh zonja Saranda Bugojevci.
Sa i përket 2 votave nga AAK dhe PDK-ja për votimin e Vjosa Osmanit si presidente, zonja Bugojevci tha se gjithçka ka qenë me vullnet të plotë.
“Ka qenë vullneti i tyre, e kanë parë si një provë të rëndësishëm, si një kontribut ndaj vendit të tyre. Këtu nuk ka pasur asnjë gjë të kontrabanduar”, u shpreh ajo.
“Besoj se është një motivim. Ky është një mesazh i mirë për të gjitha gratë dhe vajzat e reja që dëshirojnë politikën, apo dëshirojnë të jenë në krye të institucioneve të vendit. Kjo me punë është e arritshme”, përfundoi nënkryetarja e Kuvendit teksa foli për figurën e Vjosa Osmani si kryetare të Kuvendit.
Lexoni gjithashtu:
Vjosa Osmani zgjidhet President i gjashtë i Kosovës me 71 vota
Vjosa Osmani betohet si Presidente: Dera ime do të jetë e hapur për të gjithë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta