Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci e cilëson si “skandaloz” fjalimin e Thaçit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e ka quajtur “skandaloz” fjalimin e presidentit Hashim Thaçi në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për krime kundër njerëzimit.
Me një shënim në “Facebook”, Nagavci thotë se adresimi i kreut të vendit ishte dëshpërues, por që sipas saj, përmban “skenarë në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten”, e që “mund të jetë një plan jo i mirë për Kosovën”.
“Ky fjalim pra është më e mira që mund të japin tekst shkruesit e presidentit. Për presidentin Thaçi s’kam çfarë të flas. S’kam pritur asgjë as më mirë e as më ndryshe. Qasja e tij përçarëse, vënia e interesit personal mbi gjithçka tjetër, person që gjithnjë prodhon kriza për mbijetesë politike. Përsëri skandaloz, jo vetëm në adresimin e tij patetik e dëshpërues, por mbi të gjitha në skenarët e tij që mund të vëreheshin mes rreshtave.
Një plan jo i mirë për vendin, në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten. Dhe si gjithnjë tjerët do t’i ketë marioneta”, shkruan ajo. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi hodhi poshtë akuzat për krime lute. Ai tha se gjatë gjithë jetës së tij ka shkelur një ligj dhe ai është ligji i Sllobodan Millosheviçit.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta