English

Nëntë të vdekur në Kosovë nga Covid-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën nëntë pacientë të prekur nga Covid-19. Të dhënat janë bërë publike nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili shton se nga kryerja e 1729 testeve të dyshuara, 294 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

- Advertisement -

 

“Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279”, thuhet në njoftim.

 

Rastet pozitive:

Prishtinë 101 raste, Prizren 35 raste, Ferizaj 19 raste, Gjilan 15 raste, Podujevë 15 raste, Suharekë 13 raste, Klinë 11 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 9 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Shtime 6 raste, Dragash 5 raste, Kamenicë 5 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik  dhe Vushtrri.

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të zbatojnë masat anti-Covid.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?