Nëntë viktima dhe 341 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

3 Prill 2021 | 17:37

Nëntë pacientë me COVID-19 humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 341 persona të tjerë u diagnostikuan të prekur nga infeksioni.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën se 9 pacientë të moshave 37-79 vjeç humbën jetën pas ndërlikimeve që u shkaktoi COVID-19: Tirana (2), Librazhdi (2), Durrësi (2), Fieri, Lushnja dhe Elbasani.

Kështu totali i viktimave nga pandemia ka shkuar në 2,256.

Gjatë kësaj periudhe autoritetet kryen 3,007 testime, prej së cilave rezultuan pozitiv 341 persona (pozitiviteti 11.3%) duke e çuar totalin e rasteve në 126,183.

Prej muajit mars, autoritetet shëndetësore vijojnë të mbajnë një mesatare të ulët të testeve krahasuar me periudhën e muajit shkurt ku mesatarja ditore ishte 3,800 teste.

Gjatë muajit mars, për shkak të efektit të masave kufizuese, por dhe uljes së testeve, u pikasën rreth 18 mijë raste të reja me COVID-19, rreth 11 mijë më pak se muaji shkurt. Marsi ndërkohë rezultoi me 439 viktima, 23 më shumë se shkurti duke rënduar më tej bilancin e pandemisë në Shqipëri.

Komiteti Teknik i Ekspertëve e përshkroi situatën e pandemisë të mërkurën disi më të lehtësuar. Në fakt numri i të shtruarve ditorë në spitale, sipas të dhënave të ministrisë, ka rënë pothuajse tre herë nga 804 që ishte në fund të muajit shkurt në 263 pacientë sot.

Paralelisht vijon raporti pozitiv më shumë të shëruar se raste të reja, ku 673 qytetarë u raportuan nga autoritetet si të shëruar duke e çuar në 93,173 numrin e atyre që e kanë mposhtur virusin që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht 30,754 persona mbeten ende me mbartje të virusit. Vlen të theksohet se që prej nisjes së pandemisë autoritetet raportojnë vetëm statistikat e spitaleve publike duke lënë jashtë bilancit vdekjet jo-spitalore dhe rastet e shtrimeve në klinika private.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026