Nëntë viktima dhe 553 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë raportoi të premten nëntë viktima dhe 553 raste të reja me COVID-19 duke e çuar bilancin total të pandemisë në 55,380 raste dhe 1,134 viktima.
Viktimat ndër pacientët me COVID-19 të shtruar në katër spitalet e Tiranës ishin nga Tirana, Berati, Mallakastra, Lushnja, Skrapari, Vlora, Peqini dhe ishin të moshave nga 52 në 81 vjeç.
Ministria tha se nga 2,184 teste të kryera 24 orët e fundit, rezultuan pozitivë vetëm 25.3% e tyre, ose thënë ndryshe 553 persona.
Po gjatë 24 orëve të fundit autoritetet cilësuar si të shëruar 514 qytetarë duke e çuar në 30,790 totalin e atyre që ia kanë dalë mbanë përballjes me virusin.
Ndërkohë në spitale numri i të shtruarve me COVID-19 ka shkuar në 309, prej së cilëve 22 në terapi intensive – 9 të intubuar.
Aktualisht mbeten me mbartje të virusit 23,456 persona, ose thënë ndryshe rreth 43% e rasteve totale.
Qarku i Tiranës (me 13,156 raste aktive), ai i Fierit (1,611 raste), Shkodrës (1,329 raste) dhe Durrësit (1,264 raste) mbeten më shqetësuesit.
Prej dates 18 dhjetor ka pasur një prirje relativisht më të ulët të rasteve të reja. Javën e fundit nuk ka pasur asnjë ditë me më shumë se 580 raste.
Sidoqoftë panorama e përgjithshme e pandemisë gjatë dy muajve të fundit mbetet shqetësuese.
Prej 25 nëntorit e deri më sot kanë humbur jetën 391 pacientë. Për të kuptuar më mirë situatën deri më 2 tetor, pra gjashtë muajt e parë të pandemisë, kishin humbur jetën vetëm 389 persona.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta