Neritan Ceka: Monumenti i dëmtuar në Apoloni është unik, i vetmi në të gjithë botën

15 Qershor 2020 | 20:43

Të premten e javës që shkoi, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë, denoncoi dëmtimin e dy kolonave në Parkun Apolloni-Bylis. Sipas kësaj organizate, dëmi ishte shkaktuar më 13 prill nga dora e njeriut. Për të parë nga afër dëmtimet e shkaktuar arkeologu i njohur, Neritan Ceka ka vizituar këtë të hënë Bylysin. Ai tregon se, pavarësisht se është themeluesi i këtij parku kanë tentuar që të mos e lejojnë të bëjë filmime.

Z. Ceka ka hedhur akuza ndaj Ministrisë së Kulturës se, ka punësuar në institucione për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, persona të paaftë. Ai tha se nga një anë i bëjnë jehonë deklaratës së Vitore Zgarbit se Bylisi është grek dhe nga ana tjetër sulmojnë atë dhe arkeologë të tjerë kur denoncojnë dëmtimet e trashëgimisë.

“Ky park postoi deklaratën e Zgarbit një javë në një sajt zyrtar se Bylisi është grek. Ndërsa këta informacionin për dëmtimin e quajtën shpifje dhe dezinformim për publikun. Reagimi është i turpshëm. Ministrja nuk ka pse mbulon paaftësinë e punonjësve të saj, që i paguajmë ne me taksa”, u shpreh Ceka.

“Në qoftë se, do të kishim strukturat që ka pasur 10 vite më parë, Instituti i Monumenteve, dëmi riparohej brenda pak ditësh. Por këta kanë vënë në krye të punës një person partiak, që nuk di të shkruajë. Sot isha në Bylys dhe pamë një urdhër po nga kjo drejtori që të na ndalonin filmimet, mua që jam themeluesi i parkut”, shtoi historiani i njohur.

Neritan Ceka tregoi se ka një lidhje dhe shpirtërore me monumentin e dëmtuar pasi është vepra e fundit arkeologjike e babait të tij.

“Në atë monument kam punuar 6 vite bashkë me babain tim. Kjo është vepra e fundit arkeologjike e babait. Bëhet fjalë për një monument unik pasi nuk gjendet asnjë i tillë në të gjithë botën. Parku i Apolonisë nuk e ka rrethuar, pavarësisht se aty janë investuar jo më shumë se 4 vite më parë, 800 mijë euro, që në vend që të shkonin për mbrojtjen e monumenteve janë investuar në gjëra absurde. Kanë investuar për një parking që as do futet ndonjëherë në përdorim dhe për një depo uji që do të funksionon nëse do të binte zjarr”, u shpreh z. Ceka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026