Nesho: Leksioni i madh i demokracisë që erdhi nga SHBA moment reflektimi për shqiptarët, shteti na përket ne jo feudalëve
Pas protestave qe tronditen demokracinë amerikane, Kongresi certifikoi fitoren e Joe Biden si president i 46-të i SHBA, i cili së bashku me zv.presidenten Kamala Harris betohen në ceremoninë e 20 janarit.
Diplomati Agim Nesho tha për Euronews Albania se ky ishte një proces që do të kishte kontestim që nga fillim për shkak të rezultatit të ngushtë dhe polarizimit që karakterizoi të gjithë fushatën elektorale që do të shkaktonte përplasje nëse nuk kishim përmbajtjen e duhur nga lidershipi.
Sipas tij, në rastin e Trump ishte një frymëzues i revoltave, por mënyra se si reaguan të gjitha institucionet që nga zv.presidenti dolën në mbrojtje të kushtetutës dhe shtetit ligjor duke treguar se me demokracinë nuk bëhet kompromis.
Z. Nesho tha se ky leksion që vjen nga demokracia më e madhe në botës, SHBA është edhe një moment reflektimi për Ballkanin dhe Shqipërinë që njerëzit përpara interesave të Kushtetutës të gjithë të bëhen bashkë për të mbrojtur demokracinë.
“Rasti më klasik në Ballkan është Shqipëria që nuk ka një balancë të pushteteve, vendos vetëm një person, parlamenti ka humbur legjitimitet ligjor dhe moral. Në SHBA ishte shembulli i madh që kontestua. Përpara interesave të Kushtetutës të gjithë bëhen bashkë për të mbrojtur demokracinë,” tha z. Nesho.
“Një mësim dhe detyrim për Ballkanin që të mos pranojnë më atë stabilitet që mund të mundësojë qetësinë për disa momente po rrezikshmërinë e regjimeve totalitare që mund të çojnë në përplasje civile. Ka një përkeqësim të demokracive në Ballkan,” shtoi diplomati.
Sipas tij, të gjithë duhet të reflektojmë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që shteti na përket ne, as autokratëve, as feudalëve të lindjes. “Duhen vendosur balancat e shtetit shqiptar, duke filluar nga zgjedhjet e kaluara që populli i refuzoi, ne duhet të kemi mundësinë për të korrigjuar gjërat. Ky është mesazhi i madh i demokracisë që vjen nga shteti më demokratik në botë.”
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta