Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar

1 Korrik 2026 | 16:06

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është përgjigjur deklaratave të fundit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke i bërë thirrje që të “qetësohet” dhe duke theksuar se Izraeli nuk do të lejojë askënd të kërcënojë sigurinë apo ekzistencën e tij.

Në një intervistë për rrjetin televiziv izraelit Channel 14, Netanyahu tha se e sheh me shqetësim retorikën gjithnjë e më të ashpër të Ankarasë ndaj Izraelit.

“Ajo që po ndodh në Turqi është rezultat i rënies së fuqisë së Iranit. Irani përfaqëson boshtin ekstremist shiit, ndërsa Turqia përfaqëson boshtin e Vëllazërisë Myslimane, një lëvizje po aq ekstremiste”, deklaroi ai.

Duke komentuar deklaratat e Erdoganit për Jerusalemin, Netanyahu u shpreh se presidenti turk “ka harruar se 400 vitet e Perandorisë Osmane kanë mbaruar”.

“Sot ekziston një shtet i fortë i quajtur Izrael. Ekzistojnë Forcat e Armatosura Izraelite, ekziston populli i Izraelit dhe ekziston qeveria e Izraelit. Do të ishte e mençur që ai të qetësohej”, tha kryeministri izraelit.

Ai shtoi se Izraeli nuk do të tolerojë asnjë kërcënim ndaj sigurisë së tij.

“Ne nuk do të lejojmë askënd të kërcënojë ekzistencën tonë. Ne nuk do të lejojmë askënd të kërcënojë sigurinë tonë. Dhe mendoj se kemi vërtetuar se çfarë jemi të aftë të bëjmë”, u shpreh Netanyahu.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë të tensionuar mes Izraelit dhe Turqisë, pas retorikës së ashpër të Ankarasë në javët e fundit. Mes tyre, ministri i Brendshëm turk ka bërë thirrje për “çlirimin” e Jerusalemit, ndërsa mediat izraelite dhe perëndimore kanë raportuar se Erdogan, gjatë lutjes së Fitër Bajramit në mars 2025, i ishte lutur Allahut “të shkatërronte Izraelin sionist”.

Në intervistë, Netanyahu komentoi edhe marrëdhëniet me Egjiptin, pas raportimeve për shtimin e pranisë ushtarake egjiptiane në Gadishullin e Sinait. Ai tha se ka zhvilluar bisedime me autoritetet egjiptiane për respektimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, pa dhënë detaje të tjera.

Në përfundim, kryeministri izraelit theksoi se ekuilibrat gjeopolitikë në Lindjen e Mesme po ndryshojnë vazhdimisht dhe se Izraeli duhet të vazhdojë të forcojë pozicionin e tij në rajoni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanadaja nga viti 2027-të do të marrë pjesë në Eurovision

Kanadaja do t’i bashkohet konkursit të këngës në Eurovision vitin e ardhshëm, duke u bërë pjesëmarrësja e parë e re që nga Australia në vitin 2015. Pjesëmarrja...
16:45 | 01/07/2026

Trump optimist për Iranin: Pati takime shumë të mira në Katar, diplomacia po jep rezultate

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se përpjekjet për denuklearizimin e Iranit po ecin në drejtimin e duhur, ndërsa bisedimet mes...
16:42 | 01/07/2026

WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit

WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numrat e tyre të telefonit. Platforma e mesazheve e përshkruan veçorinë...
16:31 | 01/07/2026