“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj pasi ai mori një kopje të marrëveshjes së huasë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, moderatorja Erla Mëhilli ka zbuluar një komunikim që ka patur me Shehajn pas këtij incidenti.
Mëhilli u shpreh se Shehaj gjatë komunikimit ka theksuar se nuk e dinte që punonjësja ishte rrëzuar nga shkallët teksa shton se ai e ka telefonuar dhe i ka thënë se i vinte keq për çfarë i ndodhi.
“Njëra nga punonjëset e Kuvendit, duke ndjekur Agron Shehajn, edhe u rrëzua shkallëve. Megjithëse nga komunikimi që kam patur me zotin Shehaj, ai nuk e kishte parë këtë moment, madje e ka telefonuar punonjësen në fjalë, i ka kërkuar edhe ndjesë”, tha Mëhilli e cila lexoi edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me ngjarjen.
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë