Netanyahu: Në dhjetor do të takohem me presidentin Trump
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ka zbuluar se do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në dhjetor.
Merz mbërriti në Izrael të shtunën për vizitën e tij të parë që nga marrja e detyrës, duke riafirmuar mbështetjen e Berlinit pasi lidhjet tradicionalisht të forta midis dy vendeve janë tronditur kohët e fundit. Të dy mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp të dielën pasdite.
Kryeministri i Izraelit tha se beson që faza e parë e armëpushimit në Gaza po i afrohet fundit dhe pret që së shpejti të kalojë në fazën e dytë. Netanyahu tha se mundësitë për paqe janë afër pas operacioneve ushtarake të Izraelit në vitet e fundit.
“Do t’i diskutoj ato me Presidentin Trump kur ta takoj më vonë këtë muaj”, tha ai, duke shtuar se do të diskutojnë si t’i japin fund sundimit të Hamasit në Gaza.
Pas kthimit të trupit të pengut të fundit, Toger Ran Gvili, Netanyahu theksoi se presin që së shpejti të kalojnë në fazën e dytë, duke shtuar se beson që ajo fazë do të jetë më e vështirë. Ai thotë se faza e tretë do të jetë deradikalizimi i Gazës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit