Netanyahu thirrje OKB-së: Tërhiqini menjëherë trupat paqeruajtës nga Libani
Duke iu drejtuar Guterres, kryeministri izraelit ka kërkuar largimin e paqeruajtësve të OKB-së të vendosur në Libanin jugor pasi shumë prej tyre u plagosën në sulmet izraelite.
“Zoti sekretar i përgjithshëm, largoni forcat e UNIFIL-it nga rreziku. Kjo duhet të bëhet menjëherë, menjëherë”, tha Netanyahu në një deklaratë video të lëshuar nga zyra e tij.
Të paktën pesë paqeruajtës të OKB-së janë plagosur ditët e fundit ndërsa forcat izraelite luftojnë kundër Hezbollahut në Libanin jugor.
Apeli i Netanyahut vjen një ditë pasi forcat e OKB-së në Liban refuzuan të tërhiqen nga zona kufitare pavarësisht se pesë anëtarë të saj u plagosën nga zjarri izraelit në ditët e fundit.
Netanyahu, duke folur në një takim të kabinetit, tha se forcat izraelite i kërkuan UNIFIL disa herë të largohej, por ai “takoi refuzime të përsëritura” që siguruan një “mburojë njerëzore për terroristët e Hezbollahut”.
“Refuzimi juaj për të evakuuar ushtarët e UNIFIL-it i bën ata pengje të Hezbollahut. Kjo i rrezikon ata dhe jetën e ushtarëve tanë. Na vjen keq për plagosjen e ushtarëve të UNIFIL-it dhe po bëjmë të pamundurën për të parandaluar këtë plagosje. Por mënyra e thjeshtë dhe e qartë për ta siguruar këtë është thjesht nxjerrja e tyre nga zona e rrezikute-u shpreh Netanyahu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare