Nevil Dede është trajneri i ri i KF Tirana

13 Nëntor 2020 | 12:23

Eliminimi i Tiranës nga Kupa i ka kushtuar vendin e punës trajnerit Emanuel Egbo. Klubi ka vendosur ta shkarkojë teknikun pas rezultatit zhgënjyes përballë Korabit.

Largimi i tij është pritur me një mori komentesh negative nga mbështetësit e Tiranës por sidoqoftë tashmë Klubi i Futbollit ka një trajner të ri.  

Në krye të pankinës bardheblu është emëruar ish kapiteni legjendar Nevil Dede.

I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve.

Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit.

Seanca stërvitore e rradhës do t’i gjejë bardheblunjtë me trajnerin e ri.

 

Lexoni gjithashtu: 

Zemërohen tifozët bardheblu, largimi i trajnerit krijon pakënaqësi e komente negative

Tirana shkarkon trajnerin Emmanuel Egbo

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026