‘New York Times’ publikon emrat e viktimave nga COVID-19: Asnjëri prej tyre nuk ishte thjesht një numër

24 Maj 2020 | 09:36

Ndërsa numri i viktimave në SHBA nga COVID-19 pritet të shkojë në 100.000, prestigjiozja ‘New York Times’ numrin e saj të publikimit këtë të diel ua kushton të gjithë atyre që nuk arritën të fitojnë betejën me coronavirus.

Në faqen e parë të saj, e përditshmja ka publikuar emrat e të gjitha viktimave, moshën dhe pak informacione për jetën e tyre.

“Vdekjet në SHBA shpejt arrijnë shifrën 100.000, një humbje e pallogaritshme”, – është titulli i madh i të përditshmes.

“Një mijë njerëz përfaqësojnë vetëm 1% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve, por asnjëri prej tyre nuk ishte thjesht  një numër”, – shpjegon gazeta në një hyrje të shkurtër.

Këtë javë, 11 shtete amerikane kanë raportuar një numër rekord të rasteve të reja me COVID-19, duke përfshirë Alabama, Arkansas, Minesota, Maryland, Nevada, Utah, Virginia dhe Wisconsin. New York është vendi më i prekur nga pandemia ndërsa izolimi sikundër në shumë shtete të botës ka prekur rëndë ekonominë dhe rikthimi në normalitet duket i vështirë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026