Nga 1 300 afganë të strehuar në Kosovë, kanë mbetur rreth 70
Afganët e strehuar përkohësisht po largohen nga Kosova.
Në shtator të vitit të kaluar Kosova pranoi të strehojë 1 300 afganë me kërkese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me përkujdesje amerikane ata u strehuan pranë bazës ushtarake amerikane Bondsteel, derisa ta kalonin procesin e verifikimit para se të rifillonin jetën në Amerikë.
Sot, nga ky numër fillestar, kanë mbetur rreth 70 afganë pa u larguar nga Kosova.
22 nga ta janë momentalisht duke kaluar nëpër procesin e verifikimit, prej të cilëve 16 kanë marrë njoftimin se aplikacionet e tyre për të hyrë në SHBA janë refuzuar. Për gjashtë raste të tjera ende nuk është marrë vendimi.
Shqetësimin se a përbëjnë rrezik këta refugjatë të mbetur për Kosovën, e hedh poshtë njohësi i çështjeve të sigurisë, Skënder Perteshi nga Qendra për Studime Sigurie.
Burime të Euronews Albania pranë Qeverisë së Kosovës bëjnë me dije se qëndrimi i afganëve në Kosovë është brenda marrëveshjes me SHBA-të, por se pas disa verifikimeve shtesë, ata edhe mund të mirëpriten nga një i vend tjetër që është pajtuar që t’i pranojë ata.
“Unë mendoj se Kosova asgjë nuk rrezikon pse këta njerëz janë momentalisht këtu dhe unë jam i sigurt dhe besoj se institucionet e Kosovës, sigurisht bashkë me mekanizmat e SHBA-së i kanë kapacitetet e duhura që të bëjnë një vlerësim real të rrezikut,” – u shpreh Perteshi.
Ai thotë se Kosova nuk ka obligim ndaj tyre, mirëpo beson hapat se si do të veprohet më tutje me pa do të bëhen në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka thënë se bazuar në marrëveshjen e saj me SHBA-në dhe NATO-n, çdo afgan që është në Kosovë mund të qëndrojë vetëm një vit.
Zyrtarët amerikanë vazhdimisht kanë falënderuar zyrtarët shtetërorë të Kosovës për strehimin e tyre.
Kosova ishte ndër shtetet e para që pranoi të strehonte në territorin e saj afganët që u larguan nga Afganistani për në mision shpëtimi pas tërheqjes së ushtrisë amerikane dhe rikthimit të talebanëve në pushtet.
Ne Shqipëri refugjatët e ardhur nga Afganistani po largohen. Nga 27 gushti deri më sot rreth 1000 janë larguar nga 2400 të ardhur.
Vetëm në 4 muajt e fundit janë larguar rreth 700 afganë.
Pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar në SHBA dhe Kanada, e më pak në vendet e Evropës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq