Nga 24 dhjetori do të ndalohet ”prerja e shiritave” për fushatë elektorale
Duke filluar nga 24 dhjetori për kryeministrin, ministrat, kryebashkiakët dhe të gjithë deputetët do të ndalohet pjesëmarrja në aktivitete, ku inaugurohen apo inspektohen vepra në interes të publikut sipas një propozimi të KQZ.
Në mesin e ndalimeve që janë duke u sanksionuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë edhe emërimet apo shkarkimet në administratën publike. Ky ndalim nga ekspertët zgjedhore, dhe përfaqësuesit politik interpretohet në mënyra të ndryshme.
Eksperti, Kristaq Kume tregon se një lëvizje e tillë mund të ndikojë në përmirësimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor, pasi mund të garantojë një hyrje në kushte të barabarta në zgjedhje të opozitës dhe maxhorancës.
Ndërkaq për deputetin e PS, Ervin Bushati këto ndalime janë një vazhdim i qasjes së maxhoranës për të garantuar gjithëpërfshirje në zgjedhjet e ardhshme, edhe pse e konsideron jo aq normal.
Ndërsa nënkryetari i LSI, Petrit Vasili një privim të tillë për qeverinë dhe pushtetin e quan një arritje të vogël, në kushtet kur opozita kishte kërkuar që para zgjedhjeve të kishte një qeveri tranzitore si një formë për të garantuar zgjedhjet e lira.
Për qeverinë, ky propozim për mos të marrë pjesë në aktivitete ku inaugurohen investime publike, ndodh për herë të parë. Gjithashtu duke nisur nga dita e enjte sipas dokumentit të hartuar në KQZ, nuk do të lejohet falja e gjobave apo kamatëvonesave.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta