Nga 6 dhjetori nisin testet e shpejta për COVID-19, gati 100 mijë kite

4 Dhjetor 2020 | 11:33

Prej 6 dhjetorit autoritetet shëndetësore shqiptare do të nisin të aplikojnë testet e shpejta për COVID-19.

Kjo u njoftua në një konferencë për shtyp nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu, e cila tha se janë vënë në dispozicion rreth 100 mijë kite testesh të shpejta të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të cilat fillimisht do të aplikohen në qendrat shëndetësore të Tiranës e pas datës 20 dhjetor do të përhapen në gjithë vendin.

“Kemi siguruar në kontratën e parë 100 mijë teste të shpejta të antigenit, teste të cilat janë të njohura nga OBSH, të cilat tashmë janë të disponoheshe Shqipëri gati për t’u vendosur në dispozicion të testimit diagnostikues dhe hetimit epidemiologjik. Testimi i shpejtë do të nisë nga dita e hënë, fillimisht në Tiranë dhe do të jenë epidemiologët që do ta kryejnë atë në kuadër të hetimit epidemiologjik, në vatrat e evidentuara që do të vlerësohen prej tyre si me rëndësi kyce në transmetimin e infeksionit bazuar në Udhëzuesin e miratuar nga ISHP dhe Komiteti teknik i eksperteve,” – tha Manastirliu.

Testi i shpejtë pritet të përdoret kryesisht për diagnostikimin e kontakteve dhe do të nisë fillimisht në disa poliklinika të Tiranës, kjo pasi qarku i Tiranës ka aktualisht diçka më shumë se gjysmën e rasteve aktive të të infektuarve me COVID-19 në vend.

Kjo pritet t’i japë një dorë autoriteteve për të rritur kapacitetet testuese dhe parandaluese të përhapjes së infeksionit.

“Testi është specifik dhe e barazon me PCR-në (tamponin), nëse ai është pozitiv, është vërtetë pozitiv, na jep përgjigje brenda 30 minutave dhe kjo lehtëson shumë në përgjigjen ndaj personave, por lehtëson edhe hetimin epidemiologjik në kohë reale, kështu do të përmirësojmë disa elementë të punës sonë në terren,” – tha drejtuesja e departamentit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silvia Bino.

Bino tha se testi i shpejtë jep rezultat në rastet kur ka “ngarkesë virale të lartë”, ose thënë ndryshe brenda pesë ditëve të para të shfaqjes së COVID-19.

“Nëse do të kemi persona që duhen testuar përtej pesë ditëve, ekzaminimi do të kryhet përmes PCR-së, (testit me tamponë),” – tha Bino duke iu referuar udhëzimeve.

Prej muajit mars, kur u diagnostikau rasti i parë me COVID-19 në Shqipëri, autoritetet e shëndetësisë kanë kryer rreth 195 mijë teste, prej së cilave janë diagnostikuar 40,500 raste (pozitiviteti rreth 20%), prej së cilave 852 (2.1% e totalit) janë mbyllur me pasojë vdekjen.

Prej muajit gusht autoritetet pothuajse kanë katërfishuar mesataren ditore të testeve, mirëpo vendi vijon të mbetet me numrin më të ulët të testeve në rajon – në raport me popullsinë.

Të dhëna të përpunuara nga Euronews Albania tregojnë se Shqipëria ka kryer në total 6,644 teste për çdo 100 mijë banorë, një shifër ndjeshëm më e ulët se Kosova (8,280 teste/100 mijë banorë) dhe vendet e tjera të rajonit – Serbia kryeson me 26,353 teste për çdo 100 mijë banorë.

Ekspertët e shëndetësisë kanë deklaruar shpesh se testimi më i madh i rasteve mund të japë një panoramë më të qartë të pandemisë dhe për rrjedhojë mundësi më të mira për të vepruar me politikat e duhura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026