Nga historia tek turizmi modern, orëndreqësi Ajdin Gjini flet për Sahatin e Kalasë së Gjirokastrës
Sahati i kalasë së Gjirokastrës prej vitit 1968 kur ka nisur të funksionojë është një prej simboleve kryesore të vetë qytetit.
Tashmë imazhin e orës së gurtë e gjen në guidat turistike, suvenirët apo punimet tradicionale të artizanëve vendas. Orëndreqësi Ajdin Gjini, i cili është kujdesur përgjatë gjithë jetës për Sahatin e gurtë shprehet se i është përshtatur disa herë kërkesave të kohës.
“E morëm, e montuam orën dhe e vendosëm edhe në punë, gjatë asaj kohe këmbana që kishim marrë në Shkodër ishte një kambanë shumë e vogël dhe na u desh të merrnim këmbanën e Mitropolisë, pasi u prish kisha në Mitropoli morëm këmbanën e madhe , ajo ishte e derdhur në fonderinë e Janinës që në 1940. E vendosëm e përgatitëm orën dhe filloi nga aktiviteti, ishte orë angleze,kopje e Big Benit, ishte një orë me kurdisje dhe ishte shumë e saktë në kohë”, tha Ajdin Gjini, orëndreqës.
Falë vlerave historike dhe arkitektonike , Sahati i gurtë i kalasë së Gjirokastrës është një prej orëve me të veçanta në Ballkan, e cila gjithmonë ka tërhequr kuriozitetin e banorëve dhe vizitorëve të qytetit.
“Më pas u bë kulla sërish u prish sepse u bë me gurë të zi dhe e bënë moderne, shumë të mirë,atëherë na u desh të zmadhonim përsëri fushën dhe arritëm nivelin e fushës 2.5 metër diametri që nuk ka as në Ballkan të tillë diametër orë të madhe, unë kam pare më pas edhe orën e Janinës ajo e kishte 1.5 metër diametrin”, shtoi Gjini.
Rijetësimi i Sahatit të gurtë dhe tingulli i këmbanës së tij përcillet plot emocion nga orëndreqësi i vjetër si rikthim i një tradite te veçantë për Gjirokastrën.
“Na kujton kohën kur ishte funksionale, punonte dhe këmbanën e ka shumë të dëgjueshme dëgjohet në distancë të largët dhe jo vetëm unë që kam punuar tek ajo por gjithë populli i Gjirokastrës e ndjen dhe flasin mirë për të,kjo është e gjithë historia e orës së kalasë së Gjirokastrës,ajo do të vazhdojë të funksionojë, të punojë, me ndihmën e Zotit se ndënjë herë ka edhe probleme”, shtoi ai.
Sahati i kalasë së Gjirokastrës është një prej pikave më tërheqëse dhe të vizitueshme për turistët vendas dhe të huaj.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta