Nga LSI-ja në presidencë, Ilir Meta tregon detyrën që i besoi Edmond Panaritit
Ndryshime në institucionin e presidencës. Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka pranuar dorëheqjen e këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare Bahri Shaqiri. Kreu i shtetit në vend të z. Shaqiri si Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare ka emëruar Spiro Koçin, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik.
Për shkak të sfidave që parashtron koha, z. Meta njofton se ka caktuar si Drejtorit të Kabinetit Edmond Panaritin, i cili pak minuta më parë njoftoi largimin nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
“Për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të Institucionit të Presidentit të Republikës, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar, siç janë:
– Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik,
– Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar;
– Shpopullimi i vendit,
– Sfidat në Arsim,
– Sfidat në Mjedis,
Kreu i Shtetit ka emëruar sot në detyrën tepër të rëndësishme të Drejtorit të Kabinetit, Prof.Dr. Edmond Panariti”, njofton presidenca.
Po ashtu, Presidenti i Republikës ka emëruar në postin e Këshilltari Diplomatik, z. Arben Cici, i cili më parë ka mbajtur detyrën, që tani do të mbajë ish-deputeti dhe ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.
Lexoni gjithashtu:
Largohet nga LSI-ja Edmond Panariti: Do angazhohem në një detyrë të rëndësishme
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta