Nga milingona te luani, kopshti zoologjik i Londrës bën bilancin e kafshëve

8 Janar 2022 | 09:42

Kujdestarët në kopshtin zoologjik ZSL në Londër e kanë nisur vitin e ri me një detyrë të ndërlikuar: numërimin e kafshëve rezidente në kopësht.

Pinguinët, luanët, majmunët dhe devetë ishin ndër 400 speciet që kopshti zoologjik duhet të numërojë çdo vit për arsye riprodhimi.

Kjo detyrë është gjithashtu një rast i mirë për të festuar prurjet e reja.

Tigresha sumatrane Gaysha lindi një këlysh të vogël pak para Krishtlindjeve, duke e çuar numrin e tigrave në kopshtin zoologjik ZSL në Londër në tre dhe duke rritur numrin e programeve globale të mbarështimit për speciet e rrezikuara në mënyrë kritike, thuhet në faqen e internetit të kopshtit zoologjik.

Shtëpia e zvarranikëve u shtua me tre breshkave me kokë të madhe, prindërit e të cilave u shpëtuan nga tregtia e paligjshme e kafshëve të egra.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ZSL London Zoo (@zsllondonzoo)

Detyra mund të duket e lehtë dhe madje argëtuese në shikim të parë, por imagjinoni të përpiqeni të numëroni milingonat ose kandilat e deti. Sigurisht, anëtarët e ekipit në këtë kopsht zoologjik kanë tashmë taktikat e tyre. Ata numërojnë kolonitë e milingonave si një e vetme në vend që të gjurmojnë qindra milingona individuale, ndërsa akuaristët bëjnë fotografi të rezervuarit të kandilave të detit dhe numërojnë përmes fotove.

Auditimi vjetor zakonisht zgjat gati një javë. Kopshti zoologjik ndan të dhënat përfundimtare me kopshtet zoologjike të tjera anembanë botës për të ndihmuar në menaxhimin e programeve mbarëbotërore të mbarështimit të ruajtjes për speciet e rrezikuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026