Nga muzika tek kuzhina, restorant Evropa bashkon kulturat

12 Maj 2022 | 17:41

Imagjinoni të hyni në një restorant dhe të gjeni kuzhinat e të gjithë Evropës. I frymëzuar nga koncerti Eurovision, një ish-birrari në qytetin e Torinos është kthyer në Restorant Evropa.

Çdo mbrëmje restoranti ofron darka bamirësie me një meny pan-Evropiane, e ndikuar nga kuzhinat e të gjitha vendeve që marrin pjesë në kompeticionin muzikor.

“Këtu ka një shkrirje, ka paksa trashëgimi nga gjyshet ukrainase, janë petët ukrainase të njohura si “vareniki”. Është diçka tradicionale në Ukrainë dhe tani është këtu”, thotë Kseniia Amber, kuzhiniere ukrainase.

I pyetur se çfarë po gatuan, kuzhinieri italian Nicola Bonora përgjigjet: “Mish derri i zi i kombinuar me një teknikë aziatike, me një salcë të ëmbël dhe të thartë, pak asparagus jeshil, basano, i cili grihet me qiqra dhe limon i fermentuar për t’i dhënë ushqimit pak aciditet”.

Restorantit i është bashkuar edhe kuzhinieri portugez Pedro Almeida.

“Si gjithmonë, ‘saudade’ është diçka që na bën të lëvizim. Ajo është shumë e njohur në Portugali dhe unë jam shumë krenar që përfaqësoj Portugalinë këtu”, shprehet Pedro Almeida, kuzhinier portugez.

Restoranti Evropa është një miks shijesh origjinale, frymëzuar nga dëshira për të tejkaluar kufijtë dhe për të bashkuar kulturat e ndryshme. Kuzhinierja ukrainase Ksenia Amber la shtëpinë e saj në Odesa më herët gjatë vitit, duke lënë pas bashkëshortin dhe familjen. Ajo është e vendosur të ofrojë ndihmë duke mbështetur nisma të ndryshme për njerëzit që i largohen luftës.

Fondet e mbledhura nga Restorant Evropa do t’i dhurohen Qendrës Botërore të Kuzhinës, një projekt i kuzhinierit amerikan Jose Andres, që u ofron ushqim vendeve që përballen me kriza humanitare apo të klimës. Këto ditë, kjo qendër po mbështet familjet që largohen nga vendet në luftë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026