Nga nesër baret me klientë në ambientet e brendshme, pakësohen tavolinat, protokolli kundër COVID rriti kostot

30 Shtator 2020 | 11:48

Baret dhe restorantet po bëjnë përgatitjet e fundit, në mënyrë që ambientet e tyre të brendshme të jenë gati për klientët më 1 tetor.

Para pandemisë në këtë hapësirë, ishin gjashtë tavolina, tashmë mund të vendosen vetëm katër.

“Aktualisht largesa nga tavolina në tavolinë shkon një metër, do të na duhet ta spostojmë atë duke shkuar në dy metër. Duke kaluar kështu në dy metra, detyrimisht shkon në largimin e tavolinës”, Bernarda Gjonaj, përgjegjëse në një restorant

Protokolli i masave kundër COVID pakëson jo vetëm numrin e tavolinave, por edhe numrin e karrigeve të vendosura në to për pasojë numri i klientëve rrudhet.

“Më përpara uleshin deri në 6 persona, tanimë nuk do ndodhë kështu, tani do shkojmë deri në katër persona. Ato do jenë përballë njëri-tjetrit, në distancë 1 metër, 1 metër e gjysmë”, thotë znj. Gjonaj.

Për të parandaluar përhapjet e mundshme të coronavirus, menutë e bareve dhe restoranteve duhet të jenë të plastifikuara. Kjo ka sjellë edhe kosto shtesë për bizneset.

“Është një menu që do kushtojë për momentin, por edhe kohëzgjatja është. Ajo është shumë praktike dhe lehtëson pjesën e pastrimit”, tregon ajo.

Ndërsa baret prej 4 muajsh po ushtrojnë aktivitetin e tyre në mjediset jashtë, Bernarda na tregon se shpesh janë hasur me klientë të pabindur, të cilët nuk e respektojnë distancën kur ulen në tavolinë. Ndaj sipas saj klientët duhet të jenë më mirëkuptues.

“Ka nga ata klientë që insistojnë me forcë për t’u ulur në tavolina që janë katër, duan pesë apo jashtë ndoshta më shumë. Gjithë barra bie mbi biznesin, ne kërkojmë mirëkuptimin nga ana e klientit, kjo është një gjë e gjitha bashkë”, shprehet znj. Gjonaj.

Prej muajsh tashmë përditshmëria e punonjësve ka ndryshuar, ndërsa maska duhet të jetë pjesë e pandashme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026