Nga nesër zgjatet orari i lëvizjes deri në 22:00, hapen fluturimet me Britaninë e Madhe

11 Prill 2021 | 12:25

Nga dita e nesërme do të zgjatet orari i lëvizjes në vendin tonë, përkatësisht nga ora 06:00-22:00, ndërkohë Komiteti Teknik i Ekspertëve duke analizuar situatën epidemilogjike ka vendosur të nisë fluturimet edhe me Britaninë e Madhe.

Lajmi i lehtësimit të masave u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një mbledhje të Komitetit Teknik, ku u theksua se këto masa do të jenë në fuqi për dy javët e ardhshme.

“Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme, datë 12 Prill. Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit”, u shpreh ministrja.

“Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, shtoi ajo më tej.

Ndërkohë Manastirliu u ka bëri apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave anti-COVID edhe në këtë muaj të Ramazanit.

Duke folur për procesin e vaksinimit,  Manastirliu tha se sot ka vijuar vaksinimi i moshave mbi 65-vjeç dhe ditë e hënë vijon mbi 60-vjeç, duke u regjistruar pranë mjekut të familjes.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026