Nga rrjetet sociale tek testi i ADN, si ka ndryshuar teknologjia pas sulmeve të 11 shtatorit
Kanë kaluar 20 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë. Që nga ajo kohë, jo vetëm që politika globale ka ndryshuar, por edhe teknologjia.
Mediat sociale dhe dezinformimi
Shumica dërrmuese e njerëzve në mbarë botën dëgjuan për herë të parë për sulmet terroriste të 11 shtatorit nga komunikimet në telefon ose përmes mediave tradicionale. Platformat e mediave sociale, si Twitter dhe Facebook nuk ekzistonin atëherë.
Në ditët e sotme lajmet përhapen shumë më shpejt përmes platformave të mediave sociale, mesazheve të shpejta, njoftimeve të lajmeve dhe faqeve të internetit. Është e pamundur të konceptohet një situatë ku mund të ndodhë diçka aq e madhe sa një sulm terrorist dhe të mos dish menjëherë detaje të asaj që ndodhi.
Këto platforma mund të ndihmojnë njerëzit të mbrojnë veten në mënyrë që ata të dinë se cilat zona të shmangin, dhe në rastin e Facebook, paralajmërojnë të dashurit për sigurinë e tyre
Por në mediat sociale nuk mungojnë dezinformimet. Grupe të ndryshme shoqërore shpesh janë vënë kundër njëri-tjetrit më mediat sociale dhe padyshim janë bërë një hapësirë për të nxitur ekstremizmin dhe polarizimin.
Testi i ADN -së
Këtë javë, dy viktima të tjera të sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork janë identifikuar, falë avancimeve në testimin e ADN -së. Dorothy Morgan është viktima 1,646 e identifikuar falë analizës së vazhdueshme të ADN-së së eshtrave.
Personi i dytë i identifikuar ishte një burrë, emri i të cilit familja e tij dëshiron të mbetet anonim. Ende ka më shumë se 1.100 viktima, të paktën 40 për qind e atyre që vdiqën në 11 shtator, të cilët janë ende të paidentifikuar.
Sipas The New York Times, shkencëtarët mjekoligjorë po testojnë dhe po ritestojnë më shumë se 22.000 mbetje mortore të nxjerra nga Qendra Botërore e Tregtisë.
Newsday raportoi disa javë më parë se zyra e mjekësisë ligjore të qytetit të Nju Jorkut ka miratuar të përdorë metodën e quajtur Renditja e Gjeneratës Tjetër. Kjo metodë është duke u përdorur tashmë për të identifikuar mbetje mortore nga Lufta e Dytë Botërore.
Rritja e mbikëqyrjes
Pas 11 shtatorit është pothuajse e pamundur që të mos keni nevojë të tregoni kartën tuaj të identitetit kur hyni në një ndërtesë të madhe në një qytet të madh.
Po, mbikëqyrja është bërë një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme. Kamerat e vëzhgimit janë rritur në numër dhe në cilësi. Dy dekada më parë kamerat e vëzhgimit mund të regjistronin vetëm disa orë me cilësi të ulët.
Por sot kamerat përbëjnë një rrjet të tërë që mund të regjistrojnë orë të tëra imazhe të qarta në pajisjet ‘cloud’. Mjetet e teknologjisë së fundit mund të identifikojnë njerëzit me softuerin e njohjes së fytyrës. Ky është sigurisht një bekim dhe një mallkim, pasi njerëzit shqetësohen për sigurinë e tyre.
Përveç kamerave dhe softuerëve për njohjen e fytyrës, ka edhe lexues targash dhe madje edhe dronë vëzhgues që po përdoren për të lëvizur mbi protestat masive.
Rrjete më të mira komunikimi
Tani kemi rrjete komunikimi më të fuqishme, të përmirësuara nga kompanitë private dhe qeveritë për të reaguar më mirë në rast të një fatkeqësie. Ky zhvillim nuk ndihmon vetëm në incidente të mëdha, të tilla si sulmet terroriste, por edhe për fatkeqësitë natyrore, të tilla si uraganet.
Komunikimi është jetik gjatë emergjencave, pasi jo vetëm që mund të qëndrojmë në kontakt me miqtë dhe familjen tonë, por edhe si mjete që mund të na tregojnë se ku të gjejmë siguri.
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër