Nga skandalet seksuale të akuzat për lidhje me CosaNostran- Dritëhijet e Berlusconit
Ish-kryeministri italian Sivio Berlusconi ndërroi jetë këtë të hënë në moshën 86-vjeçare pas një beteje disa javore në spital me sëmundjen e rëndë të leuçemisë.
Berlusconi ishte një figurë e diskutueshme gjatë gjithë jetës së tij, duke e ndarë opinionin në Itali më dysh, me persona të cilët e donin marrëzisht, por të shumtë dhe ata që e urrenin.
Karriera e tij politike është e mbushur me sukese dhe skandale të shumta të cilat zbehën suksesin e tij të madh.
Skandale seksuale, akuzat për mashtrim tatimor, korrupsion dhe lidhje me mafjen ishin disa nga aferat e përfolura të ish-kryeministrit italian.
Manjati i Mediaset, i cili ka një pasuri neto prej 6.9 miliardë dollarësh, dikur ishte njeriu i 12-të më i pasur në botë.
Më poshtë keni disa nga skandalet më të mëdha me të cilat u përball Berlusconi…
Konfliktet e interesit
Një temë pothuajse e vazhdueshme në jetën e Berlusconit ishin akuzat për konflikt interesi. Veçanërisht kur ai ishte kryeministër, pasi një nga gazetarët vendas pretendonte se ai kishte hyrë në politikë për të shpëtuar kompanitë e tij nga falimentimi.
Akuza të tilla zakonisht përqendroheshin në përdorimin e tij të medias dhe marketingut për përfitime politike – pasi ai kishte kontroll të gjerë mbi pjesë të mëdha të shtypit italian.
Akuzat për korrupsion
Në vitin 2007, një regjistrim audio i një telefonate midis Berlusconit dhe drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit Italian – Agostino Sacca – u bë publike.
Ishte pjesë e një hetimi nga Zyra e Prokurorit Publik të Napolit, ku Berlusconi dyshohej për korrupsion.
Ai u shpall fajtor për mashtrim tatimor në tetor 2012 në një rast që përfshinte rrjetin e tij televiziv Mediaset. Berlusconi u dënua me 4 vite burg.
Skandale seksuale
Berlusconi u akuzua gjithashtu se kishte paguar për seks balerinën marokene Karima El Mahroug, e njohur më mirë si “Ruby the Heart Stealer”, kur ajo ishte 17 vjeç.
Ai u përball me një gjyq që filloi në prill 2011. Megjithatë, një gjykatë e Milanos hodhi poshtë një vendim fajësie dhe një dënim me shtatë vjet burg të dhënë nga një gjykatë më e ulët në vitin 2013.
Ishte një nga skandalet e fundit që ndihmuan në përshpejtimin e rënies politike të Berlusconit.
Lidhje të dyshuara me mafian
Berlusconi nuk u gjykua kurrë për akuzat në lidhje me Cosa Nostra-n – mafian siciliane – por është pretenduar vazhdimisht se ai kishte lidhje me grupin.
Akuzat lindin kryesisht nga punësimi i Vittorio Mangano, një person me lidhje me mafian siçiliane. Berlusconi e punësoi Manganon si kopështar të vilës së tij në Milano.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit