Nga sot në Kosovë hyhet vetëm me dokument vaksinimi

5 Shkurt 2022 | 11:39

Nga e shtuna për të udhëtuar drejt Kosovës nuk është e nevojshme vaksinimi me 3 doza, por mund të tregoni në kufi vetëm një test negativ COVID-i.

Kufiri mund të kalohet edhe me certifikatën e vaksinimit me dy doza ose një dozë të vaksinës Johsnon.

Por, nëse keni bërë vetëm një dozë të një vaksine tjetër, duhet të keni edhe një test negative PCR ose Rapid Test.

Nga kërkesat e sipër përmendura përjashtohen personat që hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo pikave kufitare tokësore dhe largohen brenda 3 orësh me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do largohen brenda këtij orari.

Nisur nga 7 shkurti lehtësohen masat edhe për të shkuar në Greqi. Për të hyrë në shtetin fqinj, në aeroporte dhe pika kufitare mjafton të keni një certifikatë vaksinimi, nuk do t’ju kërkohet shtese një test negativ.

Ndërsa Italia i shtyn masat aktuale deri më 31 mars 2022. Qytetarët shqiptarë që nuk janë rezidentë në Itali mund të udhëtojnë në shtetin fqinj vetëm për nevoja pune, urgjence, motive shëndetësore apo studimi. Gjatë udhëtimit ata duhet të kenë test negativ dhe të vetëkarantiohohen 10 ditë në Itali.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026