Nga sot nis lehtësimi i masave anti-COVID në Kosovë

19 Prill 2021 | 10:27

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje ditën e djeshme ku ka vendosur të miratojë masa dhe rregulla të reja anti-COVID në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit ta vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

Nga e hëna e 19 prillit, rihapen të gjitha shërbimet gastronomike, dhe ato hotelerie, por edhe qendrat tregtare, të cilat prej kohësh qëndrojnë të mbyllura.

Gjithashtu është zgjatur ora policore, e cila duke nisur nga sot do të jetë nga ora 22:30  deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Muzika do të lejohet deri në orën 21:45, por edhe një rritje të numrit të personave që do të mund të qëndrojnë në ambiente të brendshme, tashme lejohen 40 persona ne 100 metra katrorë.

Gjithsesi përtej këtyre lehtësimeve, maska vazhdon te jetë e detyrueshme si më pare, por edhe personat te cilët hyjnë në territorin e Kosovës do të duhet të kenë me vete një test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.

Lexoni gjithashtu:

Vaksinimi në Kosovë, Haxhiu: Kam siguruar 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer-Biontech

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026