Nga sot vjen ‘Rinvote’ në Euronews Albania, rinia dhe përballja mes politikanëve

12 Mars 2021 | 12:35

Fushatat elektorale në Shqipëri janë të mbushura me premtime, shpesh edhe të pastudiuara.

Por, shumë pak ose aspak, politikanët përballen me këto premtime, për të matur shkallën e realizimit të tyre.

Kjo pasi procesi llogaridhënës në Shqipëri është shumë modest. Politikanët nuk përballen me kërkesën se sa i realizuan premtimet që bënë në fushatën paraardhëse.

Gjithashtu, ata përballen sërish pak ose aspak me njëri-tjetrin, për të shpalosur idetë dhe programet e partive të tyre.

Nga sot në Euronews Albania, do të fillojë emisioni ‘RINVOTE’, një program politik, me qëllim përballjen e politikanëve dhe te rinjve.

Do të jetë përballja e vetme që realizohet në televizionet shqiptare mes dy palëve. Por risia do të jetë që përballë tyre do të jenë edhe dy të rinj, që do të bëjnë pyetje dhe komente.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë

Kandidatja e “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak, Tiranë, Alba Kepi tha për “RinVote” në Euronews Albania se nëse Partia Demokratike do të kishte qeverisur bashkinë...
17:56 | 11/05/2023

Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime

Aldo Merkoçi i ftuar në “Rinvote” tha se karta e studentëve ofron mbi 200 shërbime nga biznese të ndryshme. I pyetur në rast se i ...
17:24 | 11/05/2023

Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju

Kandiati për këshillin bashkiak i koalicionit “Bashkë fitojmë” në Kukës, Halit Muçmata dhe nënkryetari i këshillit bashkiak Granit Gjana ishin këtë të premte të ftuar...
20:00 | 21/04/2023