Vrasja e dyfishtë në Elbasan, i plagosur dhe i afërmi i Lulzim Bitrit
Dy të vrarët mbrëmjen e djeshme në Elbasan nuk kanë qenë vetëm me njeri-tjetrin. Euronews Albania mëson se së bashku me ta ka qënë shtetasi, Florenc Çekrezi, i cili nga breshëria e plumbave ka pësuar djegie në pjesën e kokës, por është jashtë rrezikut për jetën.
Çekrezi ka qenë personi i parë, që është marrë në pyetje ku para hetuesve nuk ka dhënë deklarime të vlefshme që mund të çonin grupin hetimor tek atentatorët që mendohet të kenë qenë tre.
Florenc Cekrezi rezulton të jetë i afërmi i Lulzim Bitrit dhe ka qenë ai, i cili ka dërguar me makinën e tij viktimën në vendin e ngjarjes pasi ky i fundit do takonte Ardian Subashin(Collaku), që gjithashtu mbeti i vrarë në atentatin e mbërmjes së kaluar në Elbasan.
Sipas të dhënave, Çekrezi është person pa precedent dhe punon me eskavator. Në momentin e breshërisë së plumbave ai ka deklaruar se është shtrirë në tokë dhe ka evidentuar dy persona, që qëllonin në drejtim të tyre, por asnjë detaj tjetër që mund t’u vinte në ndihmë hetuesve për idetifikimin e autorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta