Ngatërruan pajisjen për të pirë marijuanë me AK-47, policia arreston australianin

30 Mars 2023 | 10:27

Policia australiane ka arrestuar një burrë pasi ky i fundit mbante një pajisje për të pirë marijuanë që ngjasonte me një kallashnikov AK-47.

Efektivët u lajmëruan dhe nxituan për të shmangur një sulm të mundshëm terrorist, ndërkohë që 50-vjeçari ishte një përdorues i lëndëve narkotike.

Sidoqoftë ai u akuzua për posedim të një arme zjarri të paautorizuar dhe kanosje. 50-vjeçarit i është caktuar masa e paraburgimit dhe çështja e tij do të shqyrtohet në muajin prill.

Policia do të dëshmojë në gjykatë duke sqaruar se sendi i sekuestruar ishte një bong, një pajisje filtruese e mbushur me ujë e përdorur për të tymosur marijuanë dhe substanca të tjera bimore, raportuan mediat lokale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026